Qeveria e miratoi informatën për ndërtim dhe rikonstruim të disa objekteve sportive për këtë vit

nga Xh M

Shkup, 17 shtator – Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi informatë për realizim të projekteve nga programi për ndërtim dhe rikonstruim të objekteve sportive për vitin 2024 nga ana e Ministrisë së Sportit. Mes tyre është edhe ndërtimi i sallës sportive në Akademinë ushtarake – Shkup, sanimi i sallës sportive Rasadnik në Komunën Kisella Vodë, si dhe të sallës sportive në UCM.

Lidhur me pojektin “Ndërtimi i sallës sportive në Akademinë ushtarake – Shkup”, nga Qeveria kumtuan se salla sportive do të ndërtohet në kompleksin e kazermës në komunën Aerodrom. E njejta do të dedikohet për kadetët e Akademisë ushtarake. Realizimi do të zhvillohet në vitin 2024 dhe në vitin 2025.

Lidhur me projektin “Sanimi i sallës sportive Rasadnik, Komuna Kisella Vodë”, rikonstruimi do të bëhet në bashkëpunim me komunën Kisella Vodë. Nga ana e Komunës është përgatitur Projekt për rikonstruim të sallës sportive multifunksionale Rasadnik me kapacitet prej 1000 deri 1500 shikuesve.

Projekti “Sanimi i sallës sportive në UCM” është gjithashtu pjesë e këtij programi. Siç kumtuan nga Qeveria, salla është dëmtuar për shkak se pas prëfundimit të aktiviteteve ndërtimore, e njejta nuk ishte kyçur në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, që ishte obligim i Universitetit. Nevojiten një sërë sanimesh, so riparime të fasadës, ndërrimi i dritareve, sigurimi mekanik i pajisjes dhe të ngjashme.

Siç kumtuan nga Qeveria, do të realizohet edhe projekti “Sanimi i sallës sportive në Komunën Radovish”.

Projektet e tjera janë “Sanimi i sallës sportive në Komunën Novo Sellë”, “Sanimi i fushës së futbollit të KF Teteks, Tetovë”, “Sanimi i këndeve të lojërave shumëfunksionale të lagjes”, “Sanimi i këndeve për fëmijë me vendosje të pajisjes sportive në kopshte “, “Vendosja e rampave në objektet prë sport për persona me pengesa”, “Ndërtimi i rrugicës atlete në Komunën Gjevgjeli”.

Nga Qeveria informojnë se Minsitria e Sportit do të zbatojë procedura për furnizime publike me qëllim të zgjedhjes së ofertuesit/kryesit më të volitshëm dhe organit mbikëqyrës gjatë realizimit të projekteve.

Këtë vit, siç theksojnë, mjetet në vlerë prej 35.039.500,00 denarë do të dedikohen për investime për këto objekte.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More