Qeveria indekson pensionet në masën 4.1%, 791, 257 përfitues nga 1 tetori

nga D V

Këshilli i Ministrave miratoi sot indeksimin vjetor të pensioneve në masën 4.1%.

Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Gonxhja tha se nga ky vendim do të përfitojnë 791, 257 pensionistë dhe indeksimi nis me pagesat e muajit tetor 2024.

“Nga këto 721 705 janë pensione nga skema e detyrueshme e pleqërisë dhe invaliditetit apo pensionet familjare dhe 68 613 janë pensione nga programe dhe trajtime të veçanta të qeverisë si ish-ushtarakët, punonjësit e minierave apo naftëtarët, përfituesit e pensioneve të posaçme shtetërore dhe ata nga skema suplementare”, shtoi ai.

Gonxhja tha se efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,693,000,000 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milion) lekë, ose rreth 17 milionë euro vetëm për tre muajt e vitit 2024.

Ministri theksoi se synim kryesor i indeksimit është që të ruajmë fuqinë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More