Qeveria kërkon ndërprerje të punimeve në stadiumin e Tetovës, reagon Bilall Kasami

nga Xh M

Shkup, 21 maj – Pas vendimit të Qeverisë në seancën e sotme që të ndërpriten punimet në stadiumin e Tetovës, ka reaguar kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili i ka komentuar kryeministrit Xhaferi duke thënë se punimet në stadium nuk mund të ndalohen.

Postimi i plotë:

Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!

Pas shkatërrimit 8 vjeçar që ia bën tetovarëve, qeveria në ikje vazhdon edhe më tej të dëmtojë Tetovën dhe qytetarët e saj. Këtë here duke sjell vendim për ndërprerjen e punimeve në stadiumin e qytetit të Tetovës. Edhe njëherë dëshmuat se kush jeni ju, dëshmuat se vetëm dëm i keni bërë këtij vendi!

Ditët i keni të numëruara, me vendime të tilla nuk na ndaloni të punojmë për qytetarët tanë. Stadiumi do bëhet, pavarësisht se nuk ju vjen mirë juve, qeveria e punës po vjen, Tetova dhe gjithë qytetet e vendit do ndërtohen dhe zhvillohen siç iu ka hije!

Regjimi po ikën!

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0cAXpWrsqiyqZVmVinWiPo9VGLZrA2ED5GrE1p29h11w8FnukGwJmofq6oiEkvHXml&id=100044579644794&mibextid=WC7FNe&paipv=0&eav=AfbmmxToR76RT3GOXFjDdMCG6p9tvZp8-4nuaNU9CG8ImQn4iCXtuxpuzKv4TRbJot8&_rdr

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More