Qeveria në mbledhjen e parë emëron drejtorë dhe shefa në pozita të rëndësishme

nga Redaksia

Shkup, 28 qershor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se sot ka marrë disa vendime për emërimin e personelit drejtues të institucioneve shtetërore.

Këto vendime përfshijnë emërimet e mëposhtme:

Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë është emëruar Igor Janushev.

Drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta është emëruar Ivica Tomovski.

Elena Petrova është drejtoresha e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Petrova ishte zëvendësministre shtesë e financave në qeverinë e fundit teknike.

Drejtor i Drejtorisë doganore është emëruar Boban Nikolovski.

Drejtor i Byrosë për Siguri Publike është emëruar Aleksandar Janev.

Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme është emëruar Sasho Petrushevski.

Në krye të zyrës së kryetarit të Qeverisë është emëruar Vladimir Neloski, ndërsa zëvendës i tij është Sashe Pavloski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More