QMK: Alpinistja e zhdukur sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr pa shenja jete

nga D V

Shkup, 30 shtator – Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit pa shenja jete, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

“QMK rajonale Tetovë, njoftoi se përmes Numrit të Vetëm për Thirrje për Raste Urgjente 112 në 11:57, dje ishte pranuar thirrje për alpinisten e zhdukur (72-vjeçare) në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pas çka ishte organizuar hetim që vazhdoi edhe sot, kur u zbardh”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në hetim, siç thonë nga QMK, ishin të përfshirë renxherë nga NP “Mali Sharr” bashkë me drejtorin e tyre, 12 pjesëtarë të njësisë speciale nga MPB, pesë nëpunës policorë nga SP Tearcë.

“Sot në mëngjes, nga NP ‘Mali Sharr’ njoftuan se sot në orën 7:30 është gjetur gruaja në vendin ‘Ruzhen Kamen’, por pa shenja jete. Për nxjerrjen e gruas nga tereni i vështirë dhe i pakapshëm intervenohet edhe nga ana e alpinistit Nadir Murseli, i cili ndihmon në raste urgjente në Malin Sharr. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes do të kryejë ekipi i SPB Tetovë, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori publik”, njoftuan nga QMK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More