QMK: Ariu shkakton dëme në Gostivar, ia mbyt gjashtë dele një banori në fshatin Raven

nga D V

Shkup, 13 qershor –  Në numrin e emergjencës 112, mbrëmë është regjistruar një raport për sulm nga një ari mbi dele në Komunën e Gostivarit, njofton sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK).

“Është marrë denoncim në orën 20:45 për dele që janë vrarë dhe ngrënë në fshatin Raven. Ankuesi informoi se të martën, një ari vrau dhe hëngri gjashtë dele të tij. Fusha ku mbante kopenë ishte në periferi të fshatit Raven. Pas kallëzimit në QKM, kanë dalë në terren nga stacioni policor në Gostivar”, thuhet në QKM.

Siç shtojnë ata, pas konstatimit të situatës në terren, do të ndërmerren hapat në vijim nga ministritë kompetente, institucionet, ndërmarrjet publike dhe vetëqeverisja lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More