QMK dhe drejtoria e agjensisë së aviacionit civil nënshkruan marëveshje për koordinimin dhe kêrkimin në rastet e aksidenteve ajrore

nga D. V.

Shkup, 11 nëntor – Nga 1 shkurti, Qendra Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil do të kalojë nën kompetencat e QMK

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Ali Muhamed, dhe drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, z. Dragi Stojanoski, sot nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim financiar dhe operacional midis të dy institucioneve.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, QMK merr përsipër detyrën për të themeluar Qendrën Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil.

Me këtë marrëveshje rregullohet bashkëpunimi reciprok në fushën e kërkimit dhe shpëtimit në aviacionin civil, përmes shkëmbimit të informacionit, koordinimit, mbështetjes financiare dhe logjistike. Qëllimi i marrëveshjes është përmirësimi i sigurisë dhe efikasitetit në kryerjen e aktiviteteve të kërkimit dhe shpëtimit.

Nënshkrimi i këtij dokumenti përfaqëson një konfirmim të përkushtimit të vazhdueshëm të të dy institucioneve për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të krizave dhe sigurisë së aviacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More