QMK: Gjendja me nivelin e ujërave të lumenjve në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit është stabile, rrugët janë të kalueshme

nga D V

Shkup, 28 qershor – Gjendja me nivelin e ujërave të lumenjve në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit është stabile, ndërsa rrugët janë të kalueshme, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Qendra rajonale për menaxhim me kriza Tetovë informon se gjendja me nivelin e ujërave të lumenjve në Tetovë dhe në komunat rurale është stabile. Nuk ka rritje të nivelit të ujit dhe nuk ka rrezik për dalje nga shtrati. Të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme”, thuhet në kumtesë.

Nga QMK theksojnë se nuk ka derdhje të lumenjve dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme në komunat Gostivar, Mavrovë – Rostushë dhe Vrapçisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More