QMK: Gjithsej 1.359 thirrje në 112 në 24 orët e kaluara, ura e Vardarit në Bashino Sello është e mbyllur për qarkullim

nga D V

Shkup, 8 janar – Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.359 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112. Zjarrfikësit shuan zjarret në zona urbane dhe të banuara. Nuk janë regjistruar zjarre në ambient të hapur. Sa i përket kalueshmërisë së rrugëve, ura e lumit Vardar në afërsi të Bashino Sellos është e mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit, theksohet në kumtesën e sotme të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Nga thirrjet në 122 në 24 orët e kaluara, si “reale” janë kategorizuar 54.38 për qind. Të tjerat 45.62 për qind ishin për nevoja tjera të qytetarëve, që nuk konsideroheshin për urgjente.

“Drejt policisë janë drejtuar 69,64 për qind, drejt Ndihmës urgjente mjekësore – 27,53 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve – 1,62 për qind nda thirrjet reale në 112 në QMK”, shtohet në kumtesën. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More