Shkup, 31 tetor – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) sot në mëngjes informoi se gjatë 24 orëve të kaluara, nëntë zjarre në qiell të hapur ishin evidentuar në territorin e shtetit, krahas intervenimeve për shuarjen e zjarreve në vendbanime. Të gjitha zjarret ishin shuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, QMK ka evidentuar 1.707 thirrje në numrin e vetëm të thirrjeve për raste urgjente 112, prej tyre si “reale” ishin kategorizuar – 58,06 për qind, ndërsa 41,94 për qind, për nevoja të tjera të qytetarëve.
Në polici ishin dërguar 67,73 për qind, në Ndihmën Mjekësore Urgjente 25,53 për qind, te zjarrfikësit – 2,48 për qind nga thirrjet reale drejt 112 në QMK.