Shkup, 9 shtator – Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit u regjistruan 33 zjarre në ambient të hapur, prej të cilëve dy janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 29 janë shuar. Zjarre aktive ka në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës, dhe në territorin e komunës së Studeniçanit, në fshatrat Varvarë dhe Draçevicë, ku janë përfshirë pyje të përziera dhe bimësi e ulët.
Siç informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), nën kontroll janë vënë zjarret në komunën e Berovës – Drxhinski rid, vendi i quajtur Stojkovë, fshatin Rusinovë (pyll lisi dhe ahu dhe fier) dhe në komunën e Gazi Babës – Vardarishte (mbeturina).
Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në territorin e komunës së Gjorçe Petrov – rruga “Sharr Pllanina” (mbeturina), komuna e Gazi Babës – fshati Rashtak (me bimësi të ulët) dhe Kamnik (me bimësi të ulët), komunës së Sopishtes – fshatrat Jabollcë – Govrlevska Krasta (me bimësi të ulët) dhe komunës së Sarajit – fshat Rashçe (bimësi të ulët).
Zjarret janë shuar edhe në komunat Manastir, Dollneni, Resnjë, Krushevë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Çeshinovë-Obleshevë, Dellçevë, Koçan, Likovë, Kumanovë, Staro Nagoriçan, Tetovë dhe Gostivar.