Qose: Shkëmbim i përvojave në menaxhimin e burgjeve me Arabinë Saudite

nga D V

Shqipëria dhe Mbretëria e Arabisë Saudite janë të gatshme të shkëmbejnë përvoja në menaxhimin e burgjeve.

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose zhvilloi një takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Hifzi në ambientet e Ambasadës në Tiranë.

Në takim u diskutua mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në projekte që synojnë mbështetjen logjistike dhe teknike të sistemit penitenciar shqiptar.

Ambasadori Hifzi vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të forcuar më tej marrëdhëniet institucionale, duke shkëmbyer përvoja në menaxhimin e burgjeve.

Qose shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e ofruar, të cilën ai e sheh “si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kapaciteteve tona, në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More