Qyra: Kemi marrë të gjitha masat për tejkalim të problemit me ujin për pije në Strugë!

nga Redaksia

Strugë, 13 shkurt – Kryetari i komunës së Strugës, Mendi Qyra është prononcuar në lidhje me problemin me ujin për pije në Strugë.

Ai thotë se si komunë janë të shqetësuar për situatën, por thekson se po ndërmarrin të gjitha masat për të zbuluar shkaqet e turbullimit të ujit.

Sipas tij, rasti është raportuar te të gjitha institucionet kompetente, ndërsa të hënën presin të arrijë edhe një kompani private nga Shkupi, e angazhuar për të analizuar ujin dhe shkaqet e turbullimit.

Qyra apelon te qytetarët që i uji për momentin të mos shfrytëzohet për pije, ndërsa thekson se problemi është i kamotshëm dhe premton se i njëjti do të tejkalohet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More