Qyteti spanjoll ndalon adoptimin e maceve të zeza gjatë Halloween

nga D. V.

Qyteti Terrassa, në verilindje të Katalonjës, ka ndaluar përkohësisht adoptimin e maceve të zeza nga strehët e kafshëve, për të parandaluar përdorimin e tyre në rituale të dyshimta gjatë “Halloween”, sipas BBC.

Nga 6 tetori deri më 10 nëntori, çdo kërkesë për birësim ose përkujdesje të maceve të zeza do të refuzohet, njoftoi shërbimi lokal i mirëqenies së kafshëve. Vendimi synon t’i mbrojë ato nga dëmtimet apo përdorimi si “rekuizita” në ngjarje të ndryshme.

Zëvendëskryetari i bashkisë, Noel Duque, tha për ”RTVE” se kërkesat për adoptimin e maceve të zeza rriten ndjeshëm në periudhën e Halloween-it.
Në kulturën perëndimore, macet e zeza shpesh lidhen me magjinë dhe besëtytnitë për fat të keq, ndërsa në vende si Japonia dhe Egjipti ato konsiderohen simbol i fatit të mirë dhe begatisë.

Edhe pse në Terrassa nuk janë shënuar raste dhune ndaj maceve të zeza, bashkia vendosi të veprojë si masë parandaluese, pas paralajmërimeve nga grupet për mbrojtjen e kafshëve.

“Përpiqemi të shmangim adoptimet impulsive, vetëm sepse diçka është në modë. Dhe, në raste të tilla, duam të parandalojmë praktika makabre që e dimë se ekzistojnë”, u shpreh Duque.

Sipas autoriteteve, në Terrassa jetojnë mbi 9 800 mace, ndërsa qendra e adoptimit strehon rreth 100, prej të cilave 12 janë të zeza.

Këshilli bashkiak theksoi se masa është e përkohshme dhe e jashtëzakonshme, por nuk përjashtoi mundësinë e përsëritjes së saj në vitet e ardhshme.

Rastet përjashtuese gjatë periudhës së ndalimit do të shqyrtohen individualisht, ndërsa procedurat normale të adoptimit do të rifillojnë pas Halloween

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More