Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump: Jo, nuk do të ndodhë tani!

nga D. V.

Donald Trump ka treguar gatishmëri për t’u distancuar nga zhvillimet në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar për t’i dhënë fund luftës.

Kur gazetarët në një fluturim për në Uashington e pyetën se “cila do të ishte pika e fundit” që do ta bindte atë se Vladimir Putin nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës në Ukrainë, presidenti i Shteteve të Bashkuara u përgjigj se “nuk ka pikë të fundit“.

Ndonjëherë duhet ta lësh të zhvillohet. Ata po luftojnë. Është një luftë e vështirë për Putinin, ai ka humbur shumë ushtarë, ndoshta miliona. Është e vështirë për Ukrainën, e vështirë për të dy. Ndonjëherë duhet ta lësh të zhvillohet“, tha Trump.

Kur u pyet nëse Shtëpia e Bardhë mund të transferonte raketa Tomahawk në Ukrainë, pas zbulimit të CNN se Pentagoni ka dhënë dritën jeshile, ai u përgjigj: “Jo, jo tamam. Mund të ndodhë, mund të ndryshoj mendje, por tani për tani, jo”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More