Rama: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria ka marrë angazhim për të dekriminalizuar shpifjen për gazetarët.

Në Konferencën VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Rama u ndal te ky aspekt, ndërsa u shpreh se “nuk ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në gjithë këto vite”.

“As nuk ka pasur në fakt padi ndaj gazetarëve sepse i kemi ndaluar të gjitha paditë prej shumë vitesh por kjo nuk shënohet në arsyet për t’u ndjerë të lirë. Gjithsesi ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër”, tha Rama.

Sipas tij, ky hap shkon në drejtim të relaksimit të mëtejshëm të situatës së gazetarëve në tërësi.

“Megjithëse unë personalisht nuk besoj se problem është liria e shprehjes, këtu problem është liria e shpifjes”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se nuk jemi thjesht në kushtet kur shprehim vullnet, por jemi në kushtet kur në mënyrë sistematike dhe këmbëngulëse përpiqemi që vullnetin e shprehur ta materializojmë me progres.

“Në këtë aspekt kemi bërë progres të mjaftueshëm për të qenë optimistë se mund të bëjmë më shumë përpara”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More