Rama: Falënderimet s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve për mbështetjen në zgjedhjet e 11 majit.

Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ndan foto të takimit të një dite më parë me mbështetës të PS-së e cilësoi privilegj gjithë këtë besim.

“Falenderimet kurrë s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi”, u shpreh ai.

Në një fjalim pas shpalljes së rezultateve paraprake, ai theksoi se ky rezultat është një mandat i fuqishëm për të vijuar me reformat dhe për të realizuar objektivin kryesor të qeverisë: anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Ai gjithashtu u angazhua për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar një administratë të pastër dhe efikase.

Në zgjedhjet e 11 majit, për herë të parë, diaspora shqiptare pati mundësinë të votojë përmes postës, me rreth 195,000 votues të regjistruar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More