Rama: Magjia e natyrës shpërfaqet përgjatë rrugës së re të Kolonjës

nga D V

Mes bardhësisë së dëborës dhe natyrës me pisha, rruga e re Korçë-Ersekë, është kthyer tashmë në një destinacion për turistët për shkak të pamjes panoramike që ofron.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga rruga e re e Kolonjës, në të cilën shpërfaqet magjia e natyrës.

Rruga Korçë-Ersekë u inaugurua në tetor të këtij viti dhe lidh dy bashkitë për 20 minuta. Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa distanca tashmë shkurtohet në 35 kilometra.

Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç janë Korça dhe Erseka.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More