Rama ndan foton: Berati me 5 yje shkëlqeka mrekullisht sot

nga D. V.

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet sot në Berat, ku po zhvillon takime elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi me pesë gra të këtij qarku që kanë krijuar numrin 5 me duar, simbolin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Ato ishin pesë si Berati me 5 yje që shkëlqeka mrekullisht sot”, shkruan Rama.

Gjatë një takimi që zhvilloi sot në Dimal, Berat, kryeministri Rama tha se “se nuk i solli koha solli 1 milion turistë në qarkun e Beratit, i sollën gjithë këto investime dhe gjithë kjo punë komplekse që nga infrastruktura rrugore tek përmirësimet e jashtëzakonshme”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More