Rama ndan foton: Kur shqiponja të pret në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë

nga D V

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz mbodhi sot në një drekë pune krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të  Procesit të Berlinit 2024.

Pjesëmarrës në këtë drekë pune bashkë me Kryeministrin Edi Rama janë edhe kryeministrat e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Pak para fillimit të drekës së punës, kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga zyra e kancelarit gjerman, ku duket statuja e një shqiponje.

“Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”, shkruan Rama krahas fotos.

Samiti i Procesit të Berlinit 2024 fokusohet në bashkëpunimin dhe tregun e përbashkët rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në takim pritet po ashtu të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për një plan të ri veprimi për një treg të përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për rritjen e aksesit në institucionet e arsimit të lartë në rajon.

Më herët, Kryeministri Rama ndau dhe pamje nga momenti i fotos familjare dhe punimeve të Samimit të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në kryeqytetin e Gjermanisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More