Rama ndan historinë e Ilarias, gjeti në Shqipëri shtëpinë që nuk e dinte se po e kërkonte

nga D. V.

Ilaria është një e re që ka lindur në Itali, por thotë se në Shqipëri ka rilindur. Kur e pyesin se pse pëlqen më shumë Shqipërinë se Italinë, ajo shprehet se nuk është çështje gare, por një çështje zemre.

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot në një postim në rrjetet sociale, “historinë e Ilarias, që në Itali ka lindur, e në Shqipëri ka rilindur”.

“Këtu gjeta thjeshtësi, spontanitet dhe persona që të hapin derën edhe kur kanë pak. Në Shqipëri jeta ecën më ngadalë, më njerëzisht. Njerëzit ndalojnë për një kafe, për një fjalë me komshiun edhe nëse nuk të njohin. Pastaj, është familja, e madhe prezente, ndonjëherë ndërhyrëse, por gjithmonë aty kur ke nevojë”, thotë Ilaria.

E reja shprehet se nuk e mohon Italinë, madje i mungon, por në Shqipëri Ilaria thotë se gjeti një shtëpi që nuk e dinte se po e kërkonte.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More