Rama ndan pamje nga Himara

nga D V

Himara mbetet një destinacion i preferuar për pushuesit të cilët vlerësojnë në këtë sezon cilësinë e lartë të shërbimeve, pastërtinë e plazheve, sigurinë e shtuar dhe aktivitetet e larmishme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Himarës, i cili ka qenë destinacioni i zgjedhur këtë fillimgushti nga pushues të shumtë vendas e të huaj.

Në videon e publikuar nga kryeministri vihet re hapësira e dedikuar për plazhe publike, ku sigurohet pastërtia dhe shërbimet vrojtuese.

Plazhet që ndodhen në Himarë janë ndër më të veçantët në Shqipëri. Por Himara nuk të ofron vetëm det.

Në Himarë mund të vizitosh kalanë e vjetër, por edhe dhjetëra kisha shekullore që datojnë prej shekullit XI apo edhe më herët./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More