Rama ndan reportazhin e “Franceinfo”: Shqipëria, destinacioni turistik më i kërkuar në Evropë

nga D. V.

Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e vlerësuar si vendin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike në Evropë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kronikën e përgatitur nga stacioni i njohur informativ francez “Franceinfo”, e cila e konsideron Shqipërinë “El Doradon e re për pushuesit”.

“Franceinfo” nënvizon se në pesë vitet e fundit Shqipëria ka një rritje prej 80% të numrit të turistëve.

“Ujëra bruz dhe ishuj të shkretë. Kjo nuk është as Karaibet dhe as Maldivet, por Shqipëria, e vendosur midis Greqisë dhe Italisë, e cila tani është gjithashtu e njohur për turistë nga e gjithë bota”, përshkruan ndër të tjera kronika e “Franceinfo”.

“Shqipëria, ku qytetërimet mesdhetare kanë pasuar njëra-tjetrën, secila duke lënë gjurmë sublime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane”, vijon kronika.

Një tjetër avantazh që ofron Shqipëria, sipas “Franceinfo” janë çmimet shumë të ulëta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More