Rama: Ndërtimi i gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas me hapësira të gjelbra e terrene sportive

nga D V

Nxënësit e shkollës së mesme “Sulejman Elezi” në Laknas, Kamzë do të kenë ambiente të reja bashkëkohore dhe me standardet më të mira.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen për ndërtimin e kësaj shkolle nga e para.

“Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, i cili po rilind në një sipërfaqe domethënëse prej 6500 m2, ku krahas hapësirës së brendshme të klasave, laboratorëve, bibliotekës, do të ketë dhe hapësira të gjelbra e terrene sportive”, shkruan Rama.

Në maj të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave shpalli zonën e re për zhvillim në fshatin Laknas, bashkia Kamzë e cila do të përdorej për ndërtimin e gjimnazit “Sulejman Elezi”.

Godina e shkollës ekzistuese “Sulejman Elezi”, ku do të mësojnë 170 nxënës u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019.

Me buxhetin e 2025 do të vijojë ndërtimi ose rikonstruksioni i rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More