Rama: Në 11 maj nuk ka tifozllëk, duhet të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian

nga D V

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në 11 maj nuk ka tifozllëk, sepse duhet të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian”.

Duke iu përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale, Rama tha se “futja në BE na jep tre gjëra shumë shumë të rëndësishme që ndryshe nuk i garantojmë për të nesërmen”.

“Liritë individuale. Kush është jashtë Bashkimit Evropian i ka gjithmonë të kërcënuara. Në BE liritë individuale janë të garantuara. E dyta, barazia para ligjit. Shikoni si është situata sot unë jam, nesër s’jam, dikush tjetër nesër vjen me një qeveri tjetër dhe thotë “ta përmbysim komplet reformën në drejtësi, ta mbyllim, t’i vëmë çelësin SPAK-ut”, institucioneve të reja dhe të kthehemi atje ku ishim. Kush e pengon ta bëjë? Nëse jemi në BE, gjithçka është e garantuar”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “nëse jemi në BE barazia para ligjit është në një nivel tjetër edhe brenda, edhe jashtë, se ajo pasaporta që shkruan “Republika e Shqipërisë” nuk është vetëm Republika e Shqipërisë, por sipër do të shkruajë BE. Cilindo që jeton jashtë apo që është këtu do të jetë komplet i barabartë para ligjit dhe para gjithçkaje që ka shoqëria e përbashkët e BE-së, i barabartë. Do të marr sot makinën dhe thotë do të ndaloj në filan vend. Siç është Korça, nëse Shqipëria sot po themi është Pogradeci, atëherë Italia do të jetë Elbasani, Gjermania do të jetë Tirana, në kuptimin e të jetuarit në një mjedis, në një hapësirë, pa kufi, po pa kufi, jo thjesht pa viza, por pa kufi në çdo gjë”.

“Kjo bën që të mos ketë më kërcënime të natyrave që kemi pasur në vitet pararendëse. Të mos ketë kërcënime të lirive, të të drejtave, por përkundrazi të shkojnë duke u përmirësuar. E treta, janë standardet, të gjitha standardet e bashkëjetesës janë të garantuara. Ana tjetër e medaljes është që momentin që ne hyjmë në BE, aty ka një kategori shtetesh që janë përfituesit dhe një që janë kontribuesit. Kontribuesit janë ata më të fortët më të zhvilluarit, më të pasurit që kontribuojnë në këtë familje për të forcuar ata që janë më të vegjël që janë më të dobët dhe përfituesit përveç buxhetit që kanë nga Brenda kanë edhe një buxhet ekstra nga jashtë, fonde të BE-së”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ju kujtohet kur ndodhi COVID dhe shkruanit nga Greqia, Italia dhe thonit që shiko se ‘na jep greku dhe italiani’, nuk jepte greku dhe italiani, por BE, që ne si kishim se nuk jemi në BE. Të gjitha këto janë në 11 maj tek vota. Për sa kohë ne nuk jemi në BE, kijeni mirë parasysh, ka shumë rëndësi kush qeveris këtu, sa i besohet dhe sa respektohet ai që qeveris këtu. Duhet vetëm fokus dhe brenda 2027-ës të mbyllim negociatat. Kjo duhet si fiksim”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More