Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i Koman dhe HEC-i Vau i Dejës.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve”.
Rama theksoi se bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë.
Sipas Kryeministrit, “deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”.