Rama: Ritëm i paprecedent në negociatat e pranimit në BE

nga D. V.

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në BE, ku arritjet e muajve të fundit kanë ecur me një ritëm të paprecedent, me objektivin për të arritur përmbylljen e kapitujve deri në vitin 2027.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fjalën e mbajtur javën e kaluar në Parlamentin Evropian nga komisionerja Kos e cila konfirmon se “negociatat e pranimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paprecedent”.

“Negociatat e pranimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paprecedent, siç dëgjuam, me disa momente kyçe të përmbushura tashmë në muajt e fundit si dhe me të tjera që priten”, vlerësoi komisionerja Kos.

Komisionerja evropiane për Zgjerimin u shpreh se “Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po i përmbush premtimet duke respektuar qasjen e bazuar në meritë”.

“Ne vazhdojmë të mbajmë një fokus shumë të fortë në reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Pritet që  Shqipëria të konsolidojë më tej progresin shumë të mirë në këtë fushë”, shtoi ajo.

Progresi i shpejtë në negociatat e pranimit, sipas komisioneres Kos, “është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe jemi vërtet të përkushtuar për të shënuar një rrugë të qartë për anëtarësimin në BE”.

“Zgjerimi është projekt i gjithë shoqërisë dhe do të nevojitet një pjesëmarrje e plotë e gjithë shoqërisë shqiptare për të arritur qëllimin ambicioz, por realist të Shqipërisë për të mbyllur të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027”, shtoi ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More