Rama: Shkolla “Haxhi Lata” në Suç të Klosit, gati në shtator për të pritur 180 nxënës

nga D V

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Lata” në fshatin Suç, bashkia Klos do të rihapë dyert në shtator me kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

E dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kjo shkollë iu nënshtrua rikonstruksionit total me investimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re, e cila do të jetë gati në shtator për të pritur me kushtet më të mira 180 nxënës dhe mësues të kësaj zone.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 e dëmtoi shkollën “Haxhi Lata” në fshatin Suç të bashkisë Klos. Një inspektim nga autoritetet e cilësoi godinën si të rrezikshme, ndaj shkolla u mbyll për t’iu nënshtruar rikonstruksionit total.

Aktualisht shkolla është rindërtuar me standardet më të mira, duke ofruar ambiente bashkëkohore për mësimdhënie./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More