Rama sjell shembullin nga Saranda: Hotelerisë në turizëm mund t’i japësh vlera duke i rritur standardet

nga D V

Ndërsa Shqipëria priti më shumë se 8.3 milionë të huaj deri në fund të muajit shtator, strukturat akomoduese po shtojnë kapacitetet për t’iu përgjigjur fluksit në rritje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shembullin e sipërmarrësve të hotel “Apollon”, i vendosur në bregdetin e Sarandës.

“Nga bregdeti i Sarandës me sipërmarrje si “Hotel Apollon”, një ndër shumë shembujt e shkëlqyer që tregojnë se si sektorit të hotelerisë mund t’i japësh vlera duke i rritur standardet, teksa për shumë vite është trajtuar me inferioritet”, u shpreh Rama.

Sot, theksoi ai, turistët e huaj adhurojnë mikpritjen, ushqimin, verën e birrën shqiptare.
Muaji shtator u mbyll me 1.1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30 % më shumë se viti i kaluar, ndërsa 9-mujori shënoi 8.3 milionë, ose 1.9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More