Rama “tërmet” në qeveri Qeveri, Balla ikën nga ministër i Brendshëm dhe emërohet ministër i Shtetit. Largohen Peleshi e Ervin Mete – Ja emrat e ministrave të rinj

nga Xh M

Kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, disa ndryshime të papritura në qeveri. Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit.

Ministër i Brendshëm shkon Ervin Hoxhaj.

Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për postin e nënkryetarit të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkon Niko Peleshi. Ky i fundit largohet nga ministër i Mbrojtjes dhe i hap rrugë Pirro Vengut, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.

Largohet edhe Ervin Mete nga Ministria e Financave, në vend të tij emërohet Petrit Malaj.

Ndryshimet në qeveri

Taulant Balla ikën nga ministër i Brendshëm dhe emërohet Ministër për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali)

Ervin Hoxhaj emërohet Ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)

Pirro Vengu emërohet Ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)

Petrit Malaj emërohet Ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More