Rama viziton kantierin e “Kengo Art Park”, qendër e re për artin dhe kulturën

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e “Kengo Art Park”, një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës e që do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën.

I projektuar nga mjeshtri i arkitekturës, japonezi Kengo Kuma, ky park shtrihet në një sipërfaqe prej 32 mijë metra katrorë.

I shoqëruar nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, kryeministri ndoqi nga afër punën që po kryhet në këtë kantier, i cili do të shndërrohet në një park ku do të gjejnë hapësirën e tyre të gjitha moshat.

I projektuar nga mjeshtri i arkitekturës, japonezi Kengo Kuma, ky park vjen në vazhdën e investimeve të qeverisë për transformimin e aseteve publike duke i kthyer godinat e amortizuara, në qendra arti, kulture, ekspozimi, inovacioni, e hapësira socializimi për të rinjtë, duke ruajtur nga pikëpamja arkitekturore edhe memorien historike të vetë godinave.

(vijon)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More