Raportimet për rrahje në MKRS, Çeku: Do të ndërmarrim veprimet e nevojshme, dhuna është e papranueshme

nga D V

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se janë duke marrë informata në lidhje me rrahjen e dy zyrtarëve të kësaj Ministrie.

Në media është raportuar se Sekretari i MKRS-së, Xheladin Krasniqi, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifin.

Për këtë, Çeku ka thënë se dhuna është e papranueshme.

“Të gjitha faktet janë duke vlerësuar sepse duam që të sigurohem që nuk do ta diskriminojmë askënd. Edhe policia është duke u marr me rastin, po e presim edhe raportin e policisë, po ndërmarrim edhe veprimet tona. Në momentin që i kemi të gjitha faktet do të ndërmarrim veprimet e nevojshme sipas ligjit dhe procedurës. Dhuna ose çfarë do veprimi që eskalon në ballafaqim fizik janë të papranueshme, të dënueshme dhe këtë parim do ta mbrojmë deri në fund në këtë rast”, ka thënë ai.

Në lidhje me këtë rast të enjten, Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka mbajtur protestë (në heshtje) kundër dhunës në institucione, për të reaguar ndaj sulmit fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More