Raportoi se burri i saj i shkaktonte dhunë psikike duke i bërë presion që të dëshmojë në favorin e tij në gjykatë, e njëjta dërgohet në strehimore

nga D V

Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj dhe njëkohësisht është duke i bërë presion që në gjykatë të dëshmojë në favorin e të dyshuarit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në Podujevë.

Tutje thuhet se e konsultim me prokurorin dhe më dëshirën e saj viktima është dërguar në strehimore.

“Viktima femër  kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar,  në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë  psikike ndaj saj  njëkohësisht është duke i bërë presion  që në gjykatë  të dëshmojë në favorin e të dyshuarit.  Me konsultim me  prokurorin  dhe me  dëshirën e saj, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është  arrestuar dhe pas intervistimit  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More