Ratkoci dhe Fortesa, fshatrat më të prekura nga vërshimet në Rahovec

nga D. V.

Komuna e Rahovecit është goditur nga vërshimet, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë gjithë vendin në këto ditët e fundit.

Disa fshatra të kësaj komune janë duke hasur në vështirësi, pasi vërshimet kanë kapluar shpejtë zonën.

Në fshatin Fortesë është një gjendje më e rënduar, pasi vërshimet kanë prekur të gjithë pjesën, duke hyrë edhe nëpër shtëpi.

Gjendje e rënduar është edhe në Ratkoc, aty ku vërshimet kanë arritur të depërtojnë po ashtu nëpër shtëpi banimi.

Qytetarëve u është bërë thirrje nga autoritetet për kujdes të shtuar, pasi edhe në ditët në vijim pritet të ketë reshje shiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More