Kina njoftoi të premten një vendim për të zbatuar kundërmasa ndaj 20 kompanive ushtarake dhe 10 ekzekutivëve të lartë të industrisë ushtarake amerikane, në përgjigje të njoftimit të fundit të ShBA-së për shitjen e armëve në shkallë të madhe rajonit të Tajvanit të Kinës, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme kineze.
Ky veprim i ShBA-së shkel seriozisht parimin e “një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, ndërhyn në punët e brendshme të Kinës dhe dëmton sovranitetin e integritetin territorial të Kinës, theksohet në deklaratë.
Të 20 kompanitë e përfshira në “Listën e objekteve të kundërmasave” janë “Northrop Grumman Systems Corporation”, “L3Harris Maritime Services”, “Boeing in St. Louis”, “Gibbs & Cox”, “Advanced Acoustic Concepts”, “VSE Corporation”, “Sierra Technical Services”, “Red Cat Holdings”, “Teal Drones”, “ReconCraft”, “High Point Aerotechnologies”, “Epirus”, “Dedrone Holdings”, “Area-I”, “Blue Force Technologies”, “Dive Technologies”, “Vantor”, “Intelligent Epitaxy Technology”, “Rhombus Power” dhe “Lazarus Enterprises”.
Pronat e tyre të tundshme e të patundshme dhe lloje të tjera të pasurive brenda Kinës do të ngrihen dhe të gjitha organizatat e individët brenda Kinës do të ndalohen të përfshihen në transaksione, bashkëpunim dhe veprimtari të tjera me ta, ndërsa dhjetë ekzekutivëve të lartë do t’u mohohen vizat ose hyrja në Kinë (duke përfshirë Hong-Kongun dhe Makaon), sipas deklaratës.