Reagon Haradinaj: E keqja ka emër – Albin Kurti

nga D V

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj në vazhdimësi akuzon e kritikon Kurtin, e që sipas tij, vendi ka pësuar vetëm dëme nga qeverisja e tij, transmeton Telegrafi.

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, shkroi shkurtimisht ai në Facebook.

Nuk dihet nëse ky reagim i Haradinajt lidhet me zhvillimet e fundit në skenën politike, ku kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi të enjten se është i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike për formimin e qeverisë së re.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.

“Kush të më ftojë në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyen një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hyjë në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha ai.

Sipas rezultateve preliminare, LVV ka marrë 40.89%, PDK ka marrë 22.40%, LDK ka marrë 17.23% dhe AAK-Nisma ka marrë 7.40%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More