Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog ka zhvilluar takim me delegacionin e Sekretariatit të Komuniteti të Energjisë, ku ka diskutuar për performancën e Kosovës në përputhje me Acquis të Komunitetit të Energjisë.
Në një postim në “X”, Szunyog ka shkruar se ka theksuar se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme.
Theksova se BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes për Energjinë”, ka shkruar Szunyog.