Shkup, 3 nëntor – Këshilli i Prokurorëve Publikë sikurse dhe Këshilli Gjyqësor, vazhdojnë të punojnë për të shkatërruar gjyqësorin dhe imazhin e tij, me emërimet e fundit në bordin drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik.
Deputeti Mile Lefkov theksoi se në Bordin drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik Këshilli ka emëruar Dushica Dimitrieskën, e cila është kryetare e Këshillit të Prokurorëve Publikë. Një zgjedhje e tillë sipas VMRO-DPMNE-së është e kundërligjshëme, andaj e bërë thirrje Këshillit që ta tërheq këtë vendim.
“Këshilli i Prokurorëve Publikë, në vend që të emërojë një prokurorë publik si anëtar të Bordit drejtues të Akademisë, emëroi anëtarin e tij, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 44 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, i cili ndalon një person të zgjedhur ose të emëruar të jetë në një organ drejtues, në një organ shtetëror apo person që disponon me kapital shtetëror, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE akuzon se Dushica Dimitrieska përveç se është kryetare e Këshillit të Prokurorëve është në marrëdhënie të ngushta edhe me LSDM-në. Përkatësisht, vajza e saj Ema Neshkoska është anëtare e Këshillit të Komunës së Gostivarit nga radhët e LSDM-së, si dhe ishte kandidate për deputete nga radhët e së njëjtës parti në zgjedhjet e fundit parlamentare.