Refuzimi i vizës, Aggeler: Pyesni ministrin Limani, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

nga D. V.

Shkup, 13 mars – Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela P. Aggeler u pyet se pse i është refuzuar viza e SHBA-së ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limanit, përcjellë TV21. Aggeler tha se nuk mund të tregojë për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë, por theksoi se ministri mund të përgjigjet, pasi Ambasada për çdo vendim informon aplikantin për vizë.

“Pra, kemi ligje të rrepta të privatësisë në Shtete e Bashkuara, pra nuk mund të diskutojë asnjë problem me vizat, të asnjë individ, do t’ju drejtoja te ministri, ta diskutoni se çfarë ka ndodhur, por thjesht do ju them se me çdo aplikant të vizës së SHBA-ve, që procesi i shpjegohet individit dhe nëse ka diçka shtesë, edhe ajo shpjegohet”, tha mes tjerash Aggeler./tv21.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More