Regjim i posaçëm i komunikacionit të hënën në Shkup, kufizime do të ketë edhe te transporti publik

nga Xh M

Shkup, 16 janar – Policia ka paralajmëruar kufizime për të hënën në disa pjesë të komunikacionit në Shkup për shkak festës së Ujit të Bekuar.

Kufizimet do të jenë në qendër të Shkupit, duke kufizuar lëvizjen në rrugën “Filipi Dytë i Maqedonisë”, “GoceDellçev” dhe “11 Tetori”, ndërsa në Gjorçe Petrov do të preken rrugën “Shën Petari dhe Pavle”, “Aradhet Partizane”, “Gjorçe Petrov”, “Vasil Çakalarov” dhe “Kozle”. Gjithashtu do të jenë të mbyllura edhe rrugët lokale për në Lisiçe të Poshtme dhe të Epërme.

“NQP Shkup informon se të hënën, për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Përjashtim do të ketë te linjat 18А, 32, 51, 56, 56А, 70, 74, 81, 118 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës”, njoftuan nga NQP “Shkup”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More