Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup të mërkurën, të enjten dhe të premten

nga D V

Shkup, 4 mars – Nesër, të enjten dhe të premten, në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq.

“SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se nga data 5 deri më 7 mars (e mërkurë, e enjte dhe e premte) për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, informojnë sot nga MPB-ja.

SPB Shkup u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More