Remzie Osmani nderohet me titullin “Ambasadore për Paqe”

nga D. V.

Këngëtarja e njohur Remzie Osmani është vlerësuar me titullin “Ambasadore për Paqe” nga Federata e Paqes në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi, ku ka shprehur mirënjohjen e saj për këtë çmim të rëndësishëm. “U vlerësova me titullin Ambasadore për Paqe nga Federata e Paqes në Shqipëri. Faleminderit”, ka shkruar ajo.

Ky vlerësim konsiderohet një tjetër dëshmi e kontributit të saj të gjatë në art, kulturë dhe frymë bashkimi mes njerëzve. Fansat dhe ndjekësit e saj kanë reaguar menjëherë me urime të shumta për këtë arritje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More