RENEA, në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”

nga D. V.

Forcat RENEA janë duke marrë pjesë në Dubai në “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave special.

Kryeministri Edi Rama ndau momente nga pjesëmarrja e forcave shqiptare, duke u shprehur se RENEA me këtë pjesëmarrje bëhet pjesë e elitës botërore të forcave speciale.

Në garë, për të pestin vit radhazi Policia e Shtetit përfaqësohet nga Njësia Elite RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”

Në ditën e tretë të garave, ekipet e RENEA-s po demonstrojnë profesionalizëm të lartë në një garë ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe nga e gjithë bota.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More