Rënie në blerjet e fundvitit, ekspertët: Ka tkurrje të popullsisë, por është rritur edhe kujdesi për shëndetin

nga L. M

Nga blerja e shumtë e ushqimeve, dhuratave të ndryshme dhe mbushja e tavolinës tradicionale, shqiptarët iu larguan disi traditës festive në fundvit.

Bizneset, sipas vrojtimit të besimit të realizuar nga Banka e Shqipërisë, raportuan një rënie të kërkesës në muajin dhjetor, sidomos në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve, me përkatësisht 2.8% dhe 2.3%. Në të njëjtën ecuri vijon dhe sektori i industrisë në vend, duke ndikuar vetëm negativisht në ekonomi.

“Ajo që u vu re këtë fundvit është se rritja e kërkesës për ushqime nuk ishte kaq e lartë. Arsyet janë 2, me një tkurrje të popullsisë dhe ndryshimi i kulturës; ai bollëku i shqiptarëve është pakësuar, duke menduar se dëmton shëndetin”, shprehet eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More