Reshje bore në Shqipëri, Policia apelon për kujdes në rrugë

nga L. M

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë apel për kujdes të shtuar për të gjithë përdoruesit e rrugës, për shkak të reshjeve të borës që kanë vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore të vendit.

Sipas njoftimit, më problematike paraqiten zonat malore në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, si dhe në Sarandë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën ndaj qytetarëve në rast nevoje.

“Policia bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës . Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në segmentin rrugor Qafë Thanë është ndaluar përkohësisht qarkullimi i kamionëve për rreth 2–3 orë, deri në pastrimin e plotë të rrugës nga ana e borëpastrueseve në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve policore.

https://www.facebook.com/watch/?v=1569878630727156

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More