Reshje dëbore në zonat malore, qarkullim pa probleme në aksin Bogë-Theth

nga D V

Zonat veriore të vendit janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore, ndërsa autoritetet në vend raportojnë se nuk ka problem me qarkullimin rrugor.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë përcolli sot pamje të borëpastruesve në aksin rrugor Bogë-Theth.

“Në aksin rrugor Bogë-Theth, vijon puna me mjetet borëpastruese për pastrimin e rrugëve nga dëbora. Qarkullimi vijon pa probleme”, bëri të ditur ajo.

Balluku siguroi se kompanitë kontraktore janë në terren për të garantuar një qarkullim të sigurt dhe pa problematika.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More