Reshjet e borës, Beci: Firmat kontraktuese po punojnë për pastrimin e segmentit rrugor Bogë-Theth

nga D V

Reshjet e shiut dhe ato të borës kanë “pushtuar” vendin dhe siç ishte paralajmëruar nga IGJEUM-i (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit), përkeqësimi i kushteve të motit pritet të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se në “aksin Bogë-Theth, firmat kontraktuese po punojnë për pastrimin e segmentit me qëllim mbajtjen e rrugës të hapur për qarkullim. Drejtuesve të mjeteve u rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore për të siguruar një udhëtim të sigurt”.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet i vranët në të gjithë territorin. Reshjet e shiut parashikohen që nga orët e mesditës të fitojnë intensitet mesatar e në periudha afatshkurtra hera-herë të lartë kryesisht në zonën e jugut e verilindjes në formën e shtrëngatave afatshkurta.

Në lartësitë mbi 600-700 m priten reshje bore me intensitet të ulët e mesatar, ndërsa në Alpe parashikohen stuhi bore. Në zonat kodrinore priten reshje me intensitet të ulët në formën e flokëve të borës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More