Reshjet e borës në Maqedoni, vendoset ndalesë për qarkullim në disa akse rrugore

nga D V

Shkup, 24 dhjetor – Lidhja Auto-moto e Maqeodnisë (LAMM) njofton se janë vendosur ndalesa për qarkullimin e mjeteve motorike mallrash në këto rrugë rrugore: Dibër – Mavrovë, Kërçovë – Gostivar (Strazhë), Tetovë – Kodra e Diellit (ndalesë për automjetet e rënda, ndërsa për të gjitha llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore).

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More