Reshjet e dëborës, bllokohet aksi Strugë-Qafë Thanë

nga Xh M

Qafë Thanë, 1 dhjetor – Në orët e pasdites të së shtunës kanë filluar reshje të dendura dëbore ndërsa prej orës 16:00 është bllokuar aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë.

Gjithë kjo situatë duket se ka ardhur pasi firmat kontraktore nuk po punojnë për normalizimin e situatës ndërsa të bllokuar në këtë rrugë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë kanë mbetur edhe shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria.

Drejtuesit e mjeteve mësohet të kenë lajmëruar autoritetet tona doganore të cilët kanë patur kontakte me policinë e vendit fqinj por ndërkohë situata vijon të jetë e njejtë dhe mjetet janë të bllokuara në rrugë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More