Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë rënie gurësh në aksin Tepelenë-Gjirokastër

nga D. V.

Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të fuqishme, kanë përfshirë të gjithë territorin e qarkut Gjirokastër. Në bashkinë Tepelenë, në orët e para të mëngjesit të datës 6 janar 2026, janë evidentuar problematika në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, si pasojë e rënies së inerteve nga shpatet malore. Aktualisht, rruga është e qarkullueshme vetëm me një kalim.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, si dhe firma kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, të cilat po punojnë për normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.

Sipas të dhënave zyrtare, lumenjtë Vjosa dhe Drino paraqiten në nivele normale dhe nuk ka rrezik për përmbytje.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vijon normalisht në të gjithë qarkun Gjirokastër, ndërsa nga bashkitë e tjera nuk raportohen situata emergjente.

Autoritetet mbeten në monitorim të vazhdueshëm të situatës. /rtsh.al/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More